
Kryesuesja e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, znj. Mirjeta Qehaja, anëtaret e Këshillit, znj. Dževahira Kolenović dhe znj. Işik Kajtazi, si dhe zyrtari i Sekretariatit të Këshillit, z. Sead Bardhi, janë pritur në takim nga znj. Tijana Veljković, zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe dialogut të vazhdueshëm në fushën e kulturës. Përfaqësueset e Këshllit në takim propozuan që të sigurohen të drejtat e secilit komunitet për qasje të barabartë në fonde publike dhe subvencione, përfaqësim në komisionin vlerësues, si dhe trajtim të drejtë të çështjeve që lidhen me procesin e aplikimit dhe shqyrtimin e ankesave në rastet e mosmiratimit të subvencioneve.

Me këtë rast, u vlerësua rëndësia e koordinimit të ndërsjellë në mbështetje të iniciativave që kontribuojnë në promovimin e kulturës, respektimin e diversitetit kulturor dhe forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve.