Kryesia

15. Qershor 2021, Prishtinë

Kryesia e Këshillit, z. Aleksandar Rapajić, dhe z. Almedin Fejza, kanë pritur sot, në takim z. Gazmen Salijević, zëvendës ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Në takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin e Këshillit me Ministrinë në të ardhmen për çështje me interes për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, me theks të veçantë për regjistrimin e popullsisë i cili planifikohet të mbahet në vitin e ardhshëm.