Punëtoria për hartimin e Planit vjetor të Punës së Këshillit

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 23 –25 janar, ka hartuar propozim planin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2025, si dhe ka shqyrtuar propozim vendimin për formimin e grupeve punuese. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve, sugjerimeve dhe komenteve gjatë hartimit të propozim planit vjetor të punës, si dhe propozimet për përbërjen e grupeve punuese.

Propozim plani vjetor i punës dhe propozim vendimi për formimin e grupeve punuese do të shqyrtohen dhe miratohen në takimin e rregullt të Këshillit.