Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete, dënon ashpër sulmin brutal ndaj pjesëtarëve të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom në Ferizaj. Ky akt monstruoz ndaj pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, është i papranueshëm dhe nuk mund të tolerohet, sepse rrezikon sigurinë dhe bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës, pa dallime etnike.
I bëjmë thirrje institucioneve të rendit dhe të drejtësisë që të kryejnë sa më shpejt hetimet e nevojshme për të sqaruar motivet e këtij rasti dhe për të siguruar drejtësinë dhe përgjegjësinë e autorëve të këtij akti. Republika e Kosovës është shtet multietnik, dhe sulme të tilla janë sulme të drejtpërdrejta ndaj vlerave të shtetit tonë.