Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, ka pritur në takim z. Sabri Tunç Angılı, ambasador i Republikës së Turqisë në Kosovë. Në takim z. Angılı u informua nga znj. Gaş, lidhur me punën, rolin dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Ambasadori Angılı, Këshillin Konsultativ për Komunitete e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.