21 Shkurt 2022, Prishtinë
Kryesuesi i Këshillit, z. Agim Ferati, kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve z. Ridvan Gashi, anëtarja znj. Dragna Mitić, si dhe anëtari z. Almedin Fejza, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amëtare 21 shkurt 2022, janë pritur në takim nga znj. Lindita Sejdiu Rugova, Dekane në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Në takim znj. Rugova i informoi anëtarët e grupit punues për funksionimin e Degës së Ballkanistikës, si dhe u diskutua për mundësinë bashkëpunimit të Këshillit me Fakultetin Filologjik në të ardhmen.