Anëtarët e Grupit punues për çështje të kulturës kane zhvilluar takimin me zëvendësministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Sylejman Elshani.
Poashtu anëtarët e njoftuan zv.ministrin me punën e Këshillit si dhe me objektivat e trajtuara nga Grupi i punës për çështje kultures.
Zëvendësministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me anëtarët e Këshillit dhe për t’u ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme nga Ministria.