Monthly archives: Tetor, 2021

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

28. Tetor 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot, propozoi përfaqësuesit e komuniteteve gjuhësore në Bordin për Politika të Gjuhëve. Në takim Këshilli, zgjodhi kryesinë në përbërje si në vijim: Z. Agim Ferati, Kryesues i Këshillit, ndërsa znj. Gűlten Nobırda, Zëvendëskryesuese e parë, dhe z. Fatmir Zymberi, për zëvendëskryesues.

Takimi i grupit punues për legjislacion

25 Tetor 2021, Prishtinë Grupi Punues për Legjislacion në takimi e mbajtur sot, shqyrtoi Projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit anëtarët e grupit punues u pajtuan se nuk kanë ndonjë koment apo sugjerim shtesë në këtë projektligj.

Takimi i grupit punues për çështje të arsimit

21 tetor 2021, Prishtinë Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me organizimin e një tryeze të rrumbullakët me drejtorët e arsimit dhe koordinatorët për arsim për komunitete në disa komuna. Pas diskutimeve, anëtarët e grupit punues, u pajtuan që tryeza të mbahet në Prizren, më 18 nëntor 2021, …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

31. Gusht 2021, Prishtinë Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimin e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, i cili do t’i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.