Monthly archives: Mars, 2025

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete sot mbajti takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese i informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim anëtarët e Këshillit, shqyrtuan dhe miratuan propozim raportin vjetor të punës së Këshillit për vitin 2024, si dhe propozim rekomandimin …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Programin e Projektligjeve të Qeverisë për vitin 2025. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit, anëtarët e grupit punues i identifikuan katërmbëdhjetë (14) projektligje, të cilët i vlerësuan se mundë të jenë me interes për t’u përcjellë në fazën e konsultimeve paraprake dhe të konsultimeve publike.

Punëtoria për hartimin e raportit të punës së KKK-së për vitin 2024

Kryesuesi i Këshillit, kryesuesit e grupeve punuese dhe zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit, pjesëmarrës  në punëtorinë e mbajtur, me datë 14-15 mars në Prizren, hartuan propozim raportin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2024. Gjatë punës në punëtori, anëtarët ofruan kontributin e tyre me anë të komenteve dhe propozimeve duke i përfshirë në raportin …