Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot takimin e rregullt mujor, në të cilin kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese raportuan para anëtarëve për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim, anëtarët diskutuan edhe shprehën pakënaqësitë ndaj Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, lidhur me mënyrën e organizimit dhe shënimit të ditëve memoriale të komuniteteve.