Në Gjilan më 05 maj 2024, përfaqësuesit e komunitetit turk në Këshill, z. Atakan Koro dhe z. Ibrahim Ȍmer, në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Këshillit, organizuan një takim me organizatat përfaqësuese të komunitetit turk pjesëmarrëse në procesin e nominimit si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Gjilani, Dobërçani, Prishtina dhe Prizreni.
Z. Atakan Koro dhe z. Ibrahim Ȍmer, i njoftuan përfaqësuesit e organizatave lidhur me strukturën, organizimin, funksionimin dhe punën e Këshillit. Pjesëtarët e komunitetit turk, të pranishëm në takim, ishin kureshtarë dhe shprehën interesimin të dinin për bashkëpunimin e Këshillit me institucionet e vendit, ato ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare, si dhe prezantuan para anëtarëve të Këshillit, sfidat dhe problemet me të cilat përballen në të gjitha fushat e jetës.
Z. Atakan Koro dhe z. Ibrahim Ȍmer, pasi dëgjuan dhe u informuan me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit turk, theksuan se bashkërisht do të angazhohemi në të ardhmen që të ofrojmë kontributin tonë në adresimin dhe zgjidhjen e tyre.