Këshilli Konsultativ për Komunitete ( Grupi Punues për Çështje të Arsimit) pranë Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetje të misionit të OSBE-së në Kosovë, organizoi punëtorinë me temën:“Gjendja në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës’’, e cila kishte për qëllim informimin dhe diskutimin lidhur me sfidat dhe nevojat për tekstet shkollore në gjuhët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë (komunitetet boshnjak dhe turk), Braktisja e shkollës dhe Qendrat Mësimore (komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian), si dhe me zbatimin e legjislacionit dhe veprimet e ndërmarra nga MASHTI për zgjidhjen e tyre.
Të gjithë pjesëmarrësit e punëtorisë kontribuuan me diskutimet dhe prezantimet e tyre, si dhe nga të gjithë të pranishmit organizimi i kësaj punëtorie u vlerësua si shumë e dobishme.
Punëtoria zhvilloi punimet në dy sesione dhe u moderua nga znj. Shqipe Hajredini (OSBE).
Në sesionin e mëngjesit në temën: Tekstet shkollore në gjuhët e komunitetet jo shumicë ( komunitetet boshnjakë dhe turk në Kosovë) – sfidat dhe nevojat, prezantuan:
Znj: Valentina Pancaldi – (OSBE)
Z. Atakan Koro – Kryesues i Këshillit Konsultativ për Komunitete
Znj. Dževahira Kolenović – Kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Arsimit
Znj. Fehime Llapashtica- Udhëheqëse e Divizionit për Planprograme dhe Tekste Shkollore
Znj. Shqipe Gashi Ramadani – Divizioni për Kurrikula dhe Tekste Mësimore
Znj. Habibe Buzuku – Kryesuese e Këshillit të Eksperteve për Programe dhe Tekste Shkollore
Në sesionin e pasdites në temën: Braktisja e shkollës ( Komunitetet rom, ashkali dhe Egjiptian) – sfidat dhe nevojat prezantuan:
Z. Artan Kosumi – (OSBE)
Z. Sunaj Garipi – përfaqësues i komunitet rom në Këshill
Z. Bajram Ilazi – përfaqësues i komunitetit ashkali në Këshill
Z. blerim Shala – përfaqësues i komunitetit egjiptian në Këshill
Znj. Merita Jonuzi – Udhëheqëse e Divizionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore