Këshilli Konsultativ për Komunitete mbajti takimin e rregullt mujor ku kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punese informuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjet dy takimeve të Këshillit. Në takim, Këshilli gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin për Administratën Tatimore të Kosovës, komente në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-095 Për Akademinë e Drejtësisë, komente në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 Për Këshillin Prokurorial të Kosovës, komentin në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-055 Për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe komente në Projektligjin për Nëpunësit Civil në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive.