Day archives: 23 Shkurt, 2023

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi propozimin për emërimin e një anëtari në Grupin Punues për Legjislacion. Në takim Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2022. Po, ashtu Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin për komunën e Graçanicës, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në këtë komunë.

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur takim, në të cilën ka diskutuar lidhur me aktivitete të grupit punues. Gjithashtu, grupi punues ka planifikuar që gjatë muajin e ardhshëm të realizon një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të diskutohet lidhur me përkrahjen e planifikuar të ministrisë për …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Programin Legjislativ për vitin 2023. Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, anëtarët e grupit punues u përcaktuan për tridhjetë e tre (33) projektligje në të cilat do të ofrojnë kontributin e tyre me anë të komenteve në fazën e konsultimeve paraprake dhe publike.