Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi propozimin për emërimin e një anëtari në Grupin Punues për Legjislacion. Në takim Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2022. Po, ashtu Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin për komunën e Graçanicës, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në këtë komunë.