Category «Uncategorized»

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me mungesën e psikologëve dhe specialistëve të orientimit nëpër shkolla. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan që kjo çështje të adresohet në të ardhmen në institucionet përkatëse.

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete në takimin e mbajtur sot, miratoi propozimin për emërimin e një anëtari në Grupin Punues për Legjislacion. Në takim Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2022. Po, ashtu Këshilli, shqyrtoi dhe miratoi rekomandimin për komunën e Graçanicës, lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare në këtë komunë.

Grupi Punues për Çështje të Kulturës

Grupi Punues për Çështje të Kulturës ka mbajtur takim, në të cilën ka diskutuar lidhur me aktivitete të grupit punues. Gjithashtu, grupi punues ka planifikuar që gjatë muajin e ardhshëm të realizon një takim me përfaqësuesit e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të diskutohet lidhur me përkrahjen e planifikuar të ministrisë për …

Takimi i Grupit Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Programin Legjislativ për vitin 2023. Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, anëtarët e grupit punues u përcaktuan për tridhjetë e tre (33) projektligje në të cilat do të ofrojnë kontributin e tyre me anë të komenteve në fazën e konsultimeve paraprake dhe publike.

Punëtoria për Raportin vjetor të Punës së Këshillit për vitin 2022

Kryesia, kryesuesit e grupeve punuese dhe zyrtarët e Sekretariatit të Këshillit,  në punëtorinë e mbajtur, me datë 09 –11 shkurt, hartuan propozim raportin vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2022. Gjatë punës, anëtarët ofruan kontributin e tyre në hartim e raportit vjetor të punës, me anë të propozimeve për plotësim të raportit vjetor me …

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve

Grupi Punues për Çështje të gjuhëve, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me aktivitetet e grupit punues për vitin 2023. Në takim anëtarët e grupit diskutuan për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në komunën e Graçanicës, dhe u pajtuan për dërgimin e një rekomandimi.

Takimi i Grupit Punues për Çështje të Arsimit

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me aktivitetet e grupit punues për vitin 2023. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan për realizimin e disa aktiviteteve, të cilët do të fillojnë me një vizitë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizimin e një tryeze të rrumbullakët dhe më pas …

Takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete

Këshilli Konsultativ për Komunitete, në takimin e mbajtur sot shqyrtoi propozim komentet e Grupit Punues për Legjislacion në Projektligjin për Artin dhe Kulturën, pas diskutimeve dhe shqyrtimit të njëjtat u miratuan nga anëtarët e Këshillit. Gjithashtu, nëtakim anëtarët shqyrtuan edhe propozim komentet e grupit punues  nëStrategjinë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve …

Grupi Punues për Legjislacion

Grupi Punues për Legjislacion në takimin e mbajtur sot, shqyrtoi Projektligjin për Artin dhe Kulturën, si dhe Strategjinë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre 2023-2027. Pas diskutimeve dhe shqyrtimit, anëtarët u pajtuan për dërgimin e disa komenteve në projektligj , dhe të disa komenteve në Strategji.