Dita e komunitetit Ashkali në Kosovë

18. Shkurt 2020, Prishtinë

Përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, z. Qerim Emini dhe znj. Gyltene Osmani, organizuan një takim për shënim e ditës së komunitetit ashkali. Në takim ishin të ftuar përfaqësues politik, si dhe pjesëtarë të komunitetit ashkali nga organizatat jo qeveritare. Dy përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Këshill, uruan pjesëtarëve të komunitetit për 15 shkurtin ditën e komunitetit ashkali. Deputeti z. Hetem Arifi, falënderoi për ftesën dhe iniciativën për shënimin e ditës së komunitetit, foli për rolin dhe kontributin e komunitetit ashkali në të gjitha proceset në Kosovë, si dhe kërkoi trajtim më meritor të komunitetit nga të gjitha institucionet, njëkohësisht ofroi sugjerimet e tij për mënyrën e organizimit të ditës memorialë në të ardhmen.