Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 02 mars 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën, z. Darko Dimitrijević, kryesuesi i Këshillit, z. Taner Gűçlűtűrk, kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, si dhe z. Adem Abazaj, anëatri i Grupit Punues për Legjislacion i njoftuan anëtarët me aktivitete e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.
Z. Darko Dimitrijević, në vazhdim të fjalës së tij i njoftoi anëtarët lidhur me takimin i cili do të organizohet më datë 09 mars 2015, në të cilin takim, z. Arsim Bajrami, do të prezentojë planet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për arsimin e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.
Në pikën të ndryshme, disa nga anëtarët e Këshillit, ngritën çështje, si në fushën e punësimit, arsimit dhe fushat tjera të cilat i preokupojnë komunitetet jo shumicë.