Grupi Punues për Legjislacion
Prishtinë, më 03 nëntor 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Grupi Punues për Legjislacion, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit punues, kanë zgjedhur z. Agim Rifat, kryesues, si dhe z. Adem Abazaj, zëvendëskryesues të grupit punues. Në mbledhje, anëtarët e grupit punues, diskutuan për çështje që janë me interes për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë, si dhe për çështjet të cilat do t’i trajtojnë me prioritet në të ardhmen.