Grupi Punues për çështje të Arsimit
Prishtinë, 05. mars 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, mbajti sot mbledhjen e rregullt. Në mbledhje anëtarët e grupit punues, diskutuan për mungesën dhe mospërputhjen e teksteve mësimore për klasën e nëntë, me plan programet mësimore për pjesëtarët e komunitetit boshnjak dhe turk. Pas diskutimeve të zhvilluara, kryesuesi propozoi që kjo çështje të trajtohet edhe në një mbledhje tjetër ku do të jetë i ftuar edhe ndonjë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.