Grupi Punues për çështje të Kulturës
Prishtinë, 10 maj 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302
Grupi Punues për Çështje të Kulturës, ka mbajtur sot mbledhje në të cilën anëtarët e grupit punues, diskutuan për organizimin e aktivitetit kulturor shoqëror një ditor për pjesëtarët e komuniteteve. Pas diskutimeve të zhvilluara anëtarët u pajtuan për datën e organizimit dhe aktivitetet që do të zhvillohen me këtë rast.