Komunikatë për shtyp 10 shkurt 2017

Grupi Punues për Çështje të Arsimit

Prishtinë, më 10 shkurt 2017

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën prezantoi, zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z. Usmen Baldži, si dhe znj. Nazan Safçi, u. d. e udhëheqëses së Divizionit të Arsimit për Komunitete, pranë kësaj ministrie. Në mbledhje, z. Baldži, në mënyrë të hollësishme i njoftoi anëtarët e grupit punues për gjendjen aktuale në fushën e arsimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Të gjithë anëtarët e grupit punues ofruan kontributin e tyre me anë të pyetjeve të cilat i parashtruan për z. Baldži, e të cilat kishin të bënin me çështjet e arsimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.