Grupi Punues për çështje të Kulturës
Prishtinë, 13. maj 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Çështje të Kulturës, ka mabjtur sot mbledhjen e rregullt. Në mbledhje prezentuan znj. Vjollca Aliu, nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore dhe z. Feim Hoxha, drejtor i Departamentit Ligjor, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Dy përfaqësuesit e ministrisë i njoftuan anëtarët e grupit punues për veprimet dhe hapat e ndërmarrë deri tani lidhur me hartimin e Strategjisë për Trashëgimi Kulturore 2015 – 2025.