Komunikatë për shtyp 14 maj 2015

Grupi Punues për çështje të Arsimit

Prishtinë, 14. maj 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10

Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt sot. Me ftesë të grupit punues në mledhje prezentoi, znj. Enesa Kadić, Udhëheqëse e Divizionit për Komunitete dhe Çështje Gjinore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Në takim u diskutua lidhur me mungesën e teksteve mësimore për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë si dhe planprogramet mësimore. Me këtë rast znj. Kadić, i njoftoi anëtarët e grupit punues lidhur me atë se çka ka ndërmarrë ministria për pajisjen e nxënësve me tekste mësimore.