Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, 15. dhjetor 2014
Këshilli Konsultativ për Komunitete, nga data 12 – 14 dhjetor 2014, në Shkupë të Maqedonisë, ka organizuar dhe mbajtur punëtorinë për hartimin e Planit vjetor të punës së Këshillit, për vitin 2015.
Gjatë dy ditëve të punës është shqyrtuar dhe finalizuar draft plani vjetor i punës ku në mënyrë konkrete janë përcaktuar: Objektivat e përgjithshme, masat, aktivitetet, institucionet dhe zyrtarët përgjjegjës për zbatimin e tyre, afatet për përmbushjen e tyre si dhe janë paraparë rreziqet e mundshme që do të mundë të ndikonin në implementim e këtij plani.
Në punëtori kanë marrë pjesë tetëmbëdhjetë (18) anëtarët e Këshillit, zyrtarët e Sekretaiatit si dhe eksperti i angazhuar nga ana e ECMI-së.
Draft plani vjetor i punës do të procedohet më tutje në mënyrë që të miratohet në mbledhjen e radhës të Këshillit.