

Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 15 shtator 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e parë me përbërjen e re të Këshillit për mandatin 2016 – 2018. Në mbledhje anëtarët për kryesues të Këshillit, zgjodhën z. Gazmen Salijević, përfaqësues nga komuniteti rom, ndërsa për zëvendëskryesues, zgjodhën z. Isak Meta, përfaqësues nga komuniteti boshnjak, si dhe z. Darko Dimitrijević, përfaqësues nga komuniteti serb, në Këshillin Konsultativ për Komunitete. Kryesuesi dhe dy (2) zëvendëskryesuesit e tij, janë zgjedhur me mandat një (1) vjeçar.