
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve
Prishtinë, më 17 mars 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën ka shqyrtuar Draft Strategjinë për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave Gjuhësore. Kryesuesi i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve, z. Taner Gűçlűtűrk, në diskutimin e tij theksoi se Draft Strategjia, është një dokument i hartuar mirë dhe gjithëpërfshirës i cili përmban në vete të gjithë elementet e duhura. Gjithashtu edhe anëtarët tjerë të grupit punues, z. Slobodan Mitić, znj. Amela Radončić dhe z. Gazmen Salijević, në diskutimet e tyre vlerësuan, Draft Strategjinë dhe theksua se nuk kanë komente shtesë.