Komunikatë për shtyp 18 tetor 2016

Këshilli Konsultativ Për Komunitete

Prishtinë, më 18 tetor 2016

Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën, kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, i njoftoi anëtarët për aktivitetet e zhvilluara nga ana e tij, ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.

Në mbledhje anëtarët e Këshillit, u njoftuan nga z. Besim Kajtazi, Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, për organizimin dhe punën e deritanishme të këtij komisioni, si dhe për numrin e certifikatave të lëshuara për vlefshmërinë e këtyre diplomave deri më tani nga komisioni.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit, u formuan edhe grupet punues si në vijim: Grupi Punues për Çështje të Arsimit, Grupi Punues për Punësim dhe Çështje Sociale, Grupi Punues për Çështje të Kulturës, Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve dhe Grupi Punues për Legjislacion.