Grupi Punues për Legjislacion
Prishtinë, 25. qërshor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Legjislacion, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën anëtarët e grupit diskutuan lidhur me mungesën e programit dhe minutazhës nga RTK-ja, për komunitetin goran dhe kroat. Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët, kryesuesi i grupit punues, z. Fergap Zaimi, propozoi miratimin e rekomandimit me të cilin do të kërkohet që RTK, të ndajë minutazhën edhe për këto dy (2) komunitete sikurse që është ndarë për komunitetet tjera. Propozimin e mbështetën të gjithë anëtarët e grupit punues, rekomandimi i njëjtë do t’i dërgohet Këshillit për miratim.