
Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, 25. shtator 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në mbledhje u zgjodh kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević dhe dy zëvendësit e tij, Fergap Zaimi dhe Josip Blaško. Gjithashtu në mbledhjen e sotme, Këshilli propozoi për anëtar, z. Avni Mustafa, në Këshillin Drejtues të projektit të përbashkët BE/KE, në fushëne arsimit për të kthyerit me dhunë.