Grupi Punues për çështje të Gjuhëve
Prishtinë, 26. qërshor 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet grupit punues dhe Zyrës së Komisionerit për Gjuhët.
Kryesuesi i grupit punues, z. Taner Gűçlűtűrk, falënderoi z. Mladenović për pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e grupit punues, si dhe e njoftoi për çështjet e ngritura dhe rekomandimet e dërguara institucioneve si në nivelin qendror dhe atë lokal me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve nga ana e tyre për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Komisioneri për gjuhët z. Slaviša Mladenović, bëri një prezantim për punën e Zyrës që nga formimi i saj e deri më tani, njëkohësisht prezantoi edhe disa nga aktivitetet të cilat i ka në plan Zyra e Komisionerit për Gjuhët, gjatë viti 2015.