Komunikatë për shtyp 27 shkurt 2015

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 27. shkurt 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Në mbledhje Këshilli miratoi vendimin për emërimin e z. Adem Abazaj, anëtarë në Këshillin Drejtues të projektit të përbashkët BE/KE në fushën e arsimit për të kthyerit me dhunë.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Këshillit u miratua vendimi për emërimin e dy (2) anëtarëve, znj. Biserka Djurdjević dhe znj. Jelena Kostić, në Grupin Punues për Çështje të Arsimit.

Në pikën të ndryshme, anëtarët e Këshillit njëzëri e dënuan deklaratën e z. Valon Murati, ministër në Ministrinë e Diasporës, në të cilën deklaratë ai fajëson pjesëtarët e komuniteteve joshumicë për migrimin ilegal. Një deklaratë e tillë nga një zyrtarë i lartë i Qeverisë, u vlerësua të jetë aspak e qëndrueshme dhe se kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Kosovës, e aq më pak zgjidhjes së problemit aktual lidhur me migrimin ilegal.