
Grupi Punues për Çështje të Arsimit
Prishtinë, më 27 tetor 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, ka mbajtur sot mbledhje, në të cilën anëtarët e grupit, zgjodhën z. Lendrit Qeli, për kryesues dhe znj. Amela Radončić, zëvendëskryesuese të grupit punues. Në mbledhje, anëtarët diskutuan lidhur me disa nga vështirësitë me të cilën ballafaqohen pjesëtarëte komuniteteve joshumicë në fushën e arsimit, si dhe u pajtuan që këto çështje të trajtohen në mënyrë më të hollsishme në të ardhmen në grupin punues.