Këshilli Konsultativ Për Komunitete
Prishtinë, më 28 prill 2016
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën, z. Darko Dimitrijević, kryesues i Këshillit, z. Lendrit Qeli, kryesues i Grupit Punues për Çështje të Punësimit dhe Çështje Sociale, znj. Esin Şişko, kryesuese e Grupit Punues për Çështje të Kulturës, si dhe z. Mejdin Saliji, kryesues i Grupit Punues për Çështje të Arsimit, i njoftuan anëtarët me aktivitetet e zhvilluara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.
Në mbledhje anëtarët shqyrtuan dhe miratuan Raportin Vjetor të Punës së Këshillit për Vitin 2015. Në pikën të ndryshme, disa nga anëtarët e Këshillit, shprehën pakënaqësinë e tyre për mos ftuarjen me kohë nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, me rastin e organizimit të ditëve memoriale për komunitetet përkatëse.