Komunikatë për shtyp 29 janar 2015

Këshilli Konsultativ për Komunitete

Prishtinë, 29. janar 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I

Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të parën për këtë vit. Në mbledhje raportuan dy kryesuesit e grupeve punuese, z. Fergap Zaimi, kryesuesi i Grupit Punues për Legjislacion dhe z. Taner Gűçlűtűrk, kryesues i Grupit Punues për Çështje të Gjuhëve. Në raportet e tyre dy kryesuesit i njoftuan anëtarët e Këshillit për çështjet e trajtuara në mbledhjet e grupeve punuese. Në vazhdim të mbledhjes kryesuesi i Këshillit, z. Darko Dimitrijević, i njoftoi anëtarët se rekomandimet e miratuara lidhur me migrimin ilegal për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në mbledhjen e fundit i janë dërguar me kohë Qeverisë.