Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, më 30 mars 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla N-10
Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur takimin e rregullt mujor, ku shqyrtoi dhe miratoi raportin vjetor të punës për vitin 2017. Në mbledhje, kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese për legjislacion, gjuhë, kulturë dhe arsim, raportuan për aktivitet e realizuara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit.
Anëtarët e Këshillit u informuan për kalendarin e aktiviteteve për javët në vazhdim, po ashtu edhe anëtarët e komunitetit serb, paraqitën shqetësimet e tyre për ngjarjet e fundit në Mitrovicën e Veriut, lidhur me sigurinë.