Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, 30. prill 2015
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ për Komunitete, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Kryesuesi i Këshillit z. Darko Dimitrijević dhe kryesuesit e tre grupeve punuese, z. Fergap Zaimi, z. Lendrit Qeli dhe z. Taner Gűclűtűrk, i njoftuan anëtarët për aktivitetet e zhvilluara ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit.
Me propozim të Grupit Punues për Punësim dhe Çështje Sociale, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi propozim rekomandimet për punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil në organet e administratës publike qendrore me qëllim të përmbushjes së kuotës prej 10%.
Rekomandimi do t’i dërgohet ministrive të Qeverisës së Republikës së Kosovës, në të cilat niveli i punësimit për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë është prej 0 – 3%:
Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministri e Shëndetësisë, dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.