Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, 30. tetor 2014
Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I
Këshilli Konsultativ Për Komunitete, sot ka mbajtur mbledhjen e regullt. Në mbledhje anëtarët Këshillit, votuan me shumicë të votave për formimin e këtyre pesë (5) grupeve punuese: Grupi punues për çështje të arsimit, Grupi punues për çështje të punësimit dhe çështje sociale, Grupi punues për çështje të gjuhës, Grupi punues për çështje të kulturës dhe Grupi punues për legjislacion.
Ndërsa propozimi i anëtarit të Këshillit, z. Bashkim Ibishi për formimin e grupit punues për politika dhe strategjitë nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave.