Njoftim për shtyp 23 Maj 2018

Grupi Punues për Çështje të Gjuhës

Prishtinë, më 23 Maj 2018

Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225

Grupi punues për çështje të gjuhëve, mbajti takim ku u diskutua për nivelin e përdorimit të gjuhëve zyrtare nëpërmjet qasjes digjitale në shërbime. Në takim morën pjesë përfaqësues të prokurimit publik, si dhe përfaqësues të zyrës së komisionerit të gjuhëve. Pas diskutimit, anëtarët e grupit punues ranë dakord të bëjnë një rekomandim dhe t’i përcjellin ato tek institucionet përkatëse me qëllim të zbatimit sa më të mire të ligjit për përdorimin e gjuhëve, në këtë rast të qasjes në shërbimet e digjitalizuara në nivelin qendrorë dhe ate lokal.