Këshilli Konsultativ për Komunitete
Prishtinë, më 30 Prill 2018
Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203
Këshilli Konsultativ për Komunitete ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt mujore, në të cilën kryesuesi i Këshillit, z. Gazmen Salijević, dhe kryesuesit e grupeve punuese, z. Agim Rifat, znj. Esin Şişko, z. Lendrit Qeli, znj. Sanja Vuković, dhe z. Lazar Radulović, i njoftuan anëtarët për aktivitetet e realizuara ndërmjetë dy mbledhjeve të Këshillit. Në mbledhje Këshilli zgjodhi znj. Amela Radončić, anëtare në Grupin Punues për Çështje të Arsimit dhe në Grupin Punues për Çështje të Gjuhëve.