Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka emëruar 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK).
Emërimi për mandat dy vjeçar i anëtarëve të KKK-së, është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidentja e Republikës.
Bazuar në Rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedh kryesinë e Këshillit.
KKK-ja përbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me nenin 12 (6) të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës, që përfshinë:
· nga dy (2) përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat
· nga tre (3) përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,
· pesë (5) përfaqësues të komunitetit serb,
· një (1) përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;
· tre (3) përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.
Lista e anëtarëve të KKK-së
- Zoran Đokić – komuniteti serb
- Petar Đorđević – komuniteti serb
- Miloš Arsić – komuniteti serb
- Brankica Timotijević – komuniteti serb
- Saša Petrović – komuniteti serb
- Agim Ferati – komuniteti boshnjak
- Almedin Fejza – komuniteti boshnjak
- Dževahira Kolenović – komuniteti boshnjak
- Sevim Bërveniku – komuniteti turk
- Atakan Koro – komuniteti turk
- Ibrahim Ömer – komuniteti turk
- Fehim Sali – komuniteti goran
- Amira Mustafa – komuniteti goran
- Sunaj Garipi – komuniteti rom
- Alisa Avdi – komuniteti rom
- Besart Jashari – komuniteti ashkali
- Bajram Ilazi – komuniteti ashkali
- Blerim Shala – komuniteti egjiptian
- Mirjeta Qehaja – komuniteti egjiptian
- Denis Ivić – komuniteti malazez
- Valentina Ivić – komuniteti malazez
- Josip Cirimotić – komuniteti kroat
- Silvana Palić – komuniteti kroat
- Artan Murati – Zyra e Presidentes
- Elizabeth Katherine Gowing – Qeveria
- Slaviša Mladenović – Qeveria e Republikës së Kosovës
- Nurije Shala – Qeveria e Republikës së Kosovës