02 – 04 Dhjetor 2021
Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 02 –04 dhjetor, ka hartuar propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2022. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, gjatë punës së tyre të ndarë në grupe punuese, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së propozimeve konkrete nga secili grup punues. Propozim Plani Vjetor i Punës, i plotësuar me propozimet e dhëna nga anëtarët e grupeve punuese në punëtori, do të shqyrtohet dhe miratohet në takimin e rregullt të Këshillit.