Punëtoria e Këshillit

13-16. Nëntor 2019

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 13 –16 nëntor, ka shqyrtuar propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2020. Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, gjatë punës së tyre të ndarë në grupe punuese, ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së propozimeve konkrete nga secili grup punues. Propozim Plani Vjetor i Punës, i plotësuar me propozimet e dhëna nga anëtarët e grupeve punuese në punëtori, do të shqyrtohet dhe miratohet në takimin e rregullt të Këshillit.