Punëtoria me OSBE-në

Me qëllim të rritjes së kapaciteteve ekzistuese të Këshillit Konsultativ për Komunitete, Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një seancë informative për anëtarët e Këshillit dhe Sekretariatin e tij për të eksploruar praktikat më të mira në analizimin dhe hartimin e komenteve të qarta, të arsyetuara dhe të argumentuara mirë.  lloje të ndryshme të dokumenteve ligjore.

Angazhimi i komunitetit nëpërmjet KKK-së përqendrohet në dhënien e komenteve mbi iniciativat legjislative ose politike në mënyrë që të sigurohet një sistem ligjor që i përgjigjet nevojave dhe prioriteteve të komunitetit.

Ky aktivitet është vazhdimësi e mbështetjes së qëndrueshme të Misionit për Këshillin dhe vendos bazat për mbështetje shtesë, plotësuese, në fushën e ligjit dhe rishikimit të politikave.