Punëtoria për Planin e Punës së KKK-së për vitin 2023

Këshilli Konsultativ për Komunitete në punëtorinë e mbajtur, me datë 15 –17 dhjetor, ka shqyrtuar dhe hartuar propozim Planin Vjetor të Punës së Këshillit, për vitin 2023.

Anëtarët pjesëmarrës në punëtori, gjatë punës së tyre të ndarë në grupe punuese,  ofruan kontributin e tyre, me anë të paraqitjes së  propozimeve konkrete nga secili grup punues. Propozim Plani Vjetor i Punës, i plotësuar me propozimet e dhëna nga anëtarët e grupeve punuese në punëtori, do të shqyrtohet dhe miratohet në takimin e rregullt të Këshillit.