20 Shkurt 2020, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Gjuhëve, organizoi një takim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Kryesuesi i Grupit Punues z. Şerfedin Ȍmer, kryesuesi i Këshillit z. Lazar Radulović, si dhe folësit e tjerë në diskutmet e tyre theksuan rëndësinë e kësaj dite, gjithashtu theksuan edhe nevojën për angazhim më të madh, nga të gjitha institucionet e vendit për zbatimin sa më të mirë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare në Republikën e Kosovës.