26 Maj 2022, Prishtinë
Kryesuesi i Këshillit, z. Agim Ferati, Zëvendës Kryesuesja znj. Gűlten Nobırda dhe Sekretarja e Këshillit, znj. Nafiye Gaş, kanë pritur në takim, Ambasadorin Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, z. Giovanni Corbo, Këshilltar Special për Komunitetet Joshqiptare dhe Koordinator i Informimit, znj. Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe e Zyrës për Çështje Politike dhe Komunikim dhe znj. Julija Vitanova, Këshilltare e Lartë për Mbrojtje të Komuniteteve.
Z. Agim Ferati, e falënderoi ambasadorin Davenprot, për mbështetjen të cilën ndër vite OSBE, i ka dhënë Këshillit, si dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj dhe të thellohet edhe në të ardhmen. Në vazhdim z. Ferati, e informoi z. Davenport, për rolin, punën, funksionimin dhe angazhimin e Këshillit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës.
Znj. Gűlten Nobırda, foli për angazhimin e të gjithë anëtarëve në përmbushjen e mandatit të Këshillit, si dhe për rolin, angazhimin dhe integrimin e komunitetit turk në Kosovë.
Ambasadori Davenport, e vlerësoi të rëndësishëm takimin, si dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe të bashkëpunimit edhe në të ardhmen me Këshillin, në projektet të cilat vlerësohen se janë me prioritet dhe rëndësi për komunitetet jo shumicë në Kosovë.