16 Mars 2021, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Arsimit takoi zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, z. Dukagjin Pupovci. Në takim u diskutuan sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e komuniteteve në fushën e arsimit. Zëvendësministri Pupovci premtoi adresimin e plotë të sfidave gjatë mandatit qeverisës.