17 Qershor 2021, Prishtinë
Grupi Punues për Çështje të Arsimit, në takimin e mbajtur sot, diskutoi për mungesën e teksteve mësimore për nxënësit e komuniteteve jo shumicë, si dhe për arsimin parashkollor. Anëtarët e grupit punues pas diskutimeve u pajtuan, që për takimin e radhës të përgatisin rekomandimin për adresimin e mungesës së teksteve mësimore si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë.