Grupi Punues për Çështje të Arsimit në takimin e mbajtur sot, diskutoi lidhur me organizimin e tryezës së rrumbullakët për gjendjen e pjesëtarëve të komuniteteve në fushën e arsimit në Republikën e Kosovës. Pas diskutimeve anëtarët u pajtuan dhe e përcaktuan që tryeza të mbahet më 21 qershor në Prishtinë, me fillim prej orës 11:00h, në të cilën do të jenë të ftuar të marrin pjesë, përfaqësues institucional të komuniteteve nga niveli qendror dhe ai lokal, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, të cilët merren me çështjet e arsimit.